Krimi minor në vend, shifra në rritje, 2167 fëmijë të proceduar në 4 vite e gjysmë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 13:02 | Kronikë
Krimi minor në vend, shifra në rritje, 2167 fëmijë të

Krimi minor në vend po pëson rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Trendi në rritje i akteve kriminale të kryera nga minorenë konfirmohet edhe nga procedimet penale.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, më shumë se 1800 fëmijë deri në 18 vjeç janë proceduar në 4 vitet e fundit.

Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, vjedhjet dhe plagosjet janë veprat më të përhapura tek të miturit.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, 312 të mitur u proceduan penalisht nga 254 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 28 të mitur të moshave 14 deri në 18
vjeç ndodhen aktualisht të dënuar apo paraburgosur në institucionet e vuajtjes së dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos