
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë vendosi sekuestron preventive të pasurisë së shtetasit I.Z. pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi të sekuestrojë disa pasuri të paluajtshme të këtij shtetasi dhe të afërmve të tij, pasi mendohet se janë krijuar pikërisht nga aktiviteti kriminal i I.Z.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z. (A2 Televizion)