Gazetari Lutfi Dervishi, në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4”, komentoi ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.
“Në Elbasan nuk u trembën qytetarët, por policia. Është rast i rrallë që të ndodhë krimi në prezencë të policisë dhe policia të mos thotë dot se çfarë ndodhi. Strukturat e mbrojtjes së votës kanë qenë edhe në 2013 dhe kjo tregon se këto zgjedhje nuk e kalojnë testin e zgjedhjeve normale. Është e papranueshme që në vitin 2021 të humbësh jetën në fushatë elektorale. Nuk ka logjikë që t’i justifikojë”, u shpreh Dervishi.
“Elbasani ka dalë nga duart. Edhe ajo që bëjnë një pjesë e gazetarëve me raportimet nga Elbasani është për turp. Ai i joni është ëngjëll, ai tjetri është djall. Kjo tregon që kemi një problem shumëdimensional”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)