
Kryeministri Edi Rama, duke folur për skandalin e publikimit të pagave, deklaroi se ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin në shumë vende të zhvilluara të botës.
“SHBA-së i dolën sekretet në sytë e të gjithë botës, nga individë të caktuar që fituan azil politik te kundërshtari i Amerikës. Siç ishte edhe rasti i Kanadasë, kur 360 000 mësuesve iu vodh identiteti. Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania private elektrike që furnizonte policinë u infiltrua dhe nuk arriti që të ndalte ekspozimin e më shumë se 1 milion gjurmësh gishtërinjsh. Në Francë, u morën të gjitha të dhënat e individëve që emigronin në Francë. Ka shumë raste dhe kjo është një sfidë që e kanë të gjithë”, deklaroi Rama.
Sipas tij, “ajo që bëjnë të gjithë është që të rrisim numrin e mureve mbrojtës të sistemit”. (A2 Televizion)