
Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe pritet që muajin e ardhshëm të përballen me provën më të madhe të ekspozimit ndaj koronavirusit që prej fillimit të pandemisë.
Daily Mail shkruan se Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1, i cili mbahet në Silverstone, do të ketë të pranishëm 140 mijë spektatorë, me kapacitet të plotë.
Gara e Silverstone do të mbahet më 19 korrik, kur është parashikuar që kryeministri Boris Johnson t’i japë fund të gjithë kufizimeve ndaj koronavirusit.
Ndërkohë, në Skoci është ngritur alarmi për shtimin e rasteve të reja, të cilat po lidhen me pjesëmarrjen e tifozëve në stadium gjatë Kampionatit Europian. Dy të tretat e rasteve të reja, sipas Daily Mail, janë meshkuj. (A2 Televizion)