
Ndërsa Europa është e përqendruar te Champions League, në Katar nis edicioni i fundit i Botërorit të Klubeve me formatin aktual, duke qenë se FIFA vendosi zgjerimin e turneut me 24 skuadra.
Ndeshja inauguruese është ajo ndërmjet kampionëve të Katarit, Al Saad dhe Hiengene, kampiones surprizë të Oqeanisë.
Al Saad, i drejtuar nga legjenda spanjolle Xavi, niset si favorite përballë ekipit amator, që përfaqëson një qytezë me 2500 banorë, kapiteni i së cilës është instruktor sërfi.
Fituesja e duelit do të kualifikohet në turin tjetër, aty ku e pret Monterrey, ndërsa rivali potencial në fazën gjysmëfinale është Liverpool, kampion i Europës në fuqi. (A2 Televizion)