Një makinë është shkrumbuar totalisht pasi ka marrë flakë në aksin Himarë-Sarandë. Sipas policisë, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por nga fotografitë e realizuara në vendngjarje duket makina e djegur plotësisht.
Polica thotë se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:15 dhe drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina. Megjithatë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)