
Edhe spitali i tretë rajonal dedikuar të infektuarve me Covid, ai i Elbasanit, ka pritur pacientët e parë që kanë pasur nevojë për shtrim në pavijonin, dedikuar kësaj sëmundje.
Godina ku është përshtatur pavijoni i Covid-it, me 81 shtretër, është rrethuar si të ishte një vendngjarje, ndoshta për t'i treguar personave të jashtëm që nuk duhet të afrohen.
Për momentin, personat e shtruar janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa janë me dhjetëra personat që paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, të dyshuar apo me simptoma të Covid-19.
Ndërkohë, shifrat në qytetin e Elbasanit të personave të infektuar me Covid-19 rriten çdo ditë. 28 ishin të infektuarit e rinj një ditë më parë, ndërsa në total qyteti numëron rreth një mijë raste aktive me virusin korona. (A2 Televizion)