
Kthjellimet vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe zonat lindore.
Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten të kthjellëta. Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita vijon me një rritje të lehtë të tyre.
Vlerat minimale/maksimale në rang territori luhaten nga 2 në 20 apo 21 gradë celsius. Era do të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të jetë i ulët. (A2 Televizion)