Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 22:55 | Aktualitet
Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh

Një pikturë e rrallë e Van Gogh, që vjen nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund të marsit në Paris, nga Sotheby's. Shtëpia e ankandit njofton, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.

Është një vaj në kanavacë me përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.

Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë. Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.

Vepra, e realizuar nga Van Gogh në vitin 1887, ndërsa qëndronte bashkë me vëllain e tij Theo në kryeqytetin francez, do të ekspozohet nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Amsterdam, Hong-Kong, dhe Paris, para se të dalë në shitje muajin e ardhshëm.

Shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar pikturën me një çmim nga 5 deri në 8 milionë euro. “Është shumë e rallë, dhe veçanërisht në këtë periudhë ka shumë pak piktura të Van Gog që janë në pronësi private. Në mendojmë se vlera e saj është mes 5 deri në 8 milionë euro”, shprehet Claudia Mercier.

E titulluar, peizazh rruge në Montmartre, piktura tregon një çift teksa ecin krah për krah, pranë një gardhi dhe një mulli erë në sfond. Ajo është pjesë e një serie pikturash ku Van Gogh pasqyronte peizazhe të Montmastre një lagje në kodër të Parisit, e dominuar nga kisha e “Sacre Coeur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos