Një 58-vjeçar kërcënoi të hidhej nga platforma e pusit të naftës në Kuçovë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 13:49 | Kronikë

Një 58-vjeçar kërcënoi të hidhej nga një platformë metalike e një pusi nafte në Kuçovë.

Policia bën të ditur se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhej, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët negociuan me shtetasin N.B. i cili vendosi të zbresë pas disa orësh.

Ndërkohë, burime për A2 bëjnë të ditur se pak kohë më parë, të njëjtin veprim e ka bërë edhe bashkëjetuesja e 58-vjeçarit, të cilën e zbritën dy djem nga platforma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos