
Një shtetas rus është gjetur në Lezhë.
Sikurse njoftohet nga policia, rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetësi ruse.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)