
Pasditen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një makinë Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas me fëmijën e tij të mitur.
Si pasojë, janë plagosur personat që udhëtonin me motoçikletë, të cilët janë dërguar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar. (A2 Televizion)