Një ditë janari në Bubq, gatimi dhe fjetja, sfidat e “çadrave të tërmetit”

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 19:11 | Sociale
Një ditë janari në Bubq, gatimi dhe fjetja, sfidat e

Çadra është zgjidhja provizore për 270 familje në zonën e Bubqit dhe fshatrave përreth, por duket se jetesa në to, këto ditë me shi, është thuajse e pamundur.

Në familjen Karaj nuk punon askush dhe Shefqeti, si kryefamiljar, kërkon një strehë, por Bedrija shpjegon se sa i duhet një e tillë. “Kështu nuk mund të bëjmë asgjë, në këtë shi, në këtë të ftohtë. Na duhet shtëpia”.

Kjo familje ndihmohet nga vullnetarët që shpërndajnë ndihma për ata që kanë më tepër nevojë. Bardhok Jaku ngarkon 2 kuajt dhe ecën 2 orë në këmbë për të dërguar ushqime dhe veshëmbathje në një fshat të largët. “Janë 33 familje dhe kanë shumë nevojë. Ata janë shkrirë nga tërmeti komplet. Unë e bëj këtë vullnetarisht”.

Pak më lart në fshat, në një çadër vijon të qëndrojë 66-vjeçari Qamil Korriku. “Po e kalojmë me vështirësi të madhe. Është shumë ftohtë. Unë jam me ilaçe. Vuaj nga zemra”, shprehet ai.

Djali i tij, Arjani, bashkë me të shoqen dhe 2 fëmijët prej pak orësh janë zhvendosur në një ambient, i dhuruar nga një kompani gjermane. “Më duket sikur më kanë bërë shtëpi të re”, thotë ai.

Në hyrje të fshatit ndodhet një kontejner ku jeton Drita Ajazi, me bashkëshortin dhe 2 djemtë, pasi shtëpia është shpallur e pabanuar. “Lutim Zotin të mos bjerë shi. Gjysma e të keqes kur kemi kohë të mirë. Duhet të lagemi që të hamë, pasi gatuajmë jashtë”, tregon ajo me lot në sy. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/10/donacionet-per-termetin-qeveria-dhe-organizatat-mbledhin-mbi-28-mln-euro/
https://a2news.com/2020/01/16/konferenca-e-donatoreve-per-termetin-varhelyi-presim-te-arrijme-rezultate-te-mira/

A2 CNN Livestream

Latest Videos