Një i vdekur gjatë ritualit me helm bretku, arrestohet aktori i filmave për të rritur

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 16:36 | Bota

Aktori spanjoll i filmave për të rritur, Nacho Vidal, është nën hetim për vrasje, pasi një burrë vdiq në një ceremoni ku u përdor helm bretkose.

Vidal dhe dy persona të tjerë u arrestuan më 29 maj, sipas avokatit të tij, David Salvador, pas një hetimi 11-mujor, sipas një deklarate të lëshuar nga Guardia Civil. Të tre personat, Nacho dhe një burrë dhe një grua, u liruan përkohësisht. Emrat e tyre dhe ai i viktimës nuk janë bërë publikë.

Avokati tha për CNN se vdekja ishte një “aksident tragjik” dhe se klienti i tij nuk ishte përgjegjës. Ai shtoi se personi që vdiq kishte përdorur edhe herë të tjera helm bretkose dhe kishte dashur vetë ta provonte përsëri.

Viktima mori pjesë në një ritual të organizuar nga Vidal dhe dy persona të tjerë. Policia tha se ngjarja ndodhi në korrik 2019 në qytezën Enguera, pranë Valencias. Personi vdiq gjatë atij që Guardia Civil e quajtui “një ritual mistik që përfshinte thithjen e tymrave helmues të bretkut Bufo alvarius”.

I njohur ndryshe edhe si bretku i lumit Kolorado ose bretku i shkretëtirës së Sonorës, amfibi lëshon një helm të quajtur 5-MeO-DMT, i cili ka efekte haluçinuese, sipas shpjegimit në faqen në internet të Qendrës së Varësive në SHBA. Bretku rritet deri në 18 centimetra ose më shumë, duke u klasifikuar si një ndër më të mëdhenjtë në Amerikën e Veriut. Ai jeton që nga shteti amerikan Arizona deri në atë meksikan, Sinaloa.

Nacho Vidal, aktori i arrestuar

Guardia Civil tha se të arrestuarit zhvillonin rregullisht rituale të tilla për qëllime terapeutike dhe mjekësore, por shtoi se kjo praktikë është e dëmshme për shëndetin. Megjithatë, avokati tha se klienti i tij nuk merrte pjesë rregullisht në rituale të tilla, por e dinin se si funksiononte dhe e kishin realizuar disa herë.

46-vjeçari ka luajtur në më të paktën 10 mijë filma pornografikë gjatë karrierë së tij 26-vjeçare, sipas informacioneve në faqen e tij në internet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos