SHBA shtang të gjithë, 2,5 milionë vende pune të krijuara në një muaj

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 16:04 | Bota
SHBA shtang të gjithë, 2,5 milionë vende pune të krijuara

Ekonomia amerikane ka shtuar 2,5 milionë vende pune vetëm në muajin maj. Në mes të një pandemie globale, që u shndërrua në një krizë ekonomike në të gjithë globin, në Shtetet e Bashkuara norma e papunësisë ra në nivelin 13,3%, raportoi Zyra e Statistikave të Punësimit.

Shifra duket shumë pozitive, krahasuar me parashikimet e një norme papunësie prej 20% që kishin parashikuar ekspertët, sipas të cilëve në maj, do të kishte 7,5 milionë vende pune të humbura. Por me sa duket, rihapja graduale e ekonomisë arriti të krijonte këtë rritje të të punësuarve.

“Këto përmirësime në tregun e punës pasqyrojnë rifillimin, edhe pse të kufizuar, të aktivitetit ekonomik që ishte ndërprerë në mars dhe prill për shkak të koronavirusit”, tha William W. Beach, komisionieri i Zyrës e Statistikave të Punësimit.

Në muajin prill, tregu i punës pësoi humbje drastike me 20,7 milionë vende pune të mbyllura në pak kohë. Norma e papunësisë u rriti në 14,7% muajin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos