Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë, ulen dhe rastet aktive

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 20:06 | Kosova
Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë, ulen dhe rastet aktive

Kosova ka regjistruar 1 humbje jetë dhe 17 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së në ditën e fundit janë testuar 1.774 persona dhe janë shëruar nga sëmundja  112 pacientë

Përmirësim tjetër është dhe ulja e rasteve aktive, që tashmë raportohen 531 persona të infektuar në mbarë vendin.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,571 pacientë me këtë virus, prej të cilëve 104,791 janë shëruar ndërsa 2,249 kanë vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos