
Rexhep Hida ia ka kushtuar gjithë jetën librit. Kishte mundësi të lexonte gjithçka nga bota, por të botonte Kamynë apo Kafkën vështirë se diktatura të lejonte.
Me ardhjen e demokracisë, ai krijoi të parën shtëpi botuese private në Shqipëri.
Sot 3 dekada më vonë vlerësohet nga ”Shoqata Tirana” si qytetar nderi për kontributin e dhënë. Mision i tij aktual është përçimi i autorëve shqpitarë në gjuhë të huaja. (A2 Televizion)