Një makinë F1 mbi akull. Verstappen debuton me numrin 1… në një pistë për ski

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 11:17 | Futboll
Një makinë F1 mbi akull. Verstappen debuton me numrin 1…

Pasi fitoi titullin kampion në Formula 1, Max Verstappen ka zgjedhur të përdorë numrin 1 për sezonin e ri, që i rezervohet vetëm kampionit në fuqi, nëse ai vendos që ta përdorë atë.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2014, që një makinë e F1 do të ketë numrin 1, pasi Lewis Hamilton nuk e ka ndërruar kurrë numrin 44 nga njëvendëshja e tij.

Por, debutimi i holandezit me numrin 1 ka ndodhur tashmë, në një pistë për ski, që ndodhet brenda aeroportit të Zell am See, në Austri, ku holandezi u bë protagonist i një gare spektakolare, bashkë me kampionin europian të garave mbi akull me motor, Franky Zorn.

“Nuk jam i mirë në patinazhin në akull, por bëra maksimumin. Ishte hera ime e parë që garoja mbi akull me makinë F1 dhe ishte interesante”, tha Max Verstappen pas garës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=jxe870HmYBE

A2 CNN Livestream

Latest Videos