“Një mal me muskuj”, Traoren e kërkuan edhe në futbollin amerikan!

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 19:53 | Futboll

Është rritur si futbollist te Barcelona, por drejtuesit katalanas nuk besuan te ai dhe e shitën.

Por tashmë situata ka ndryshuar totalisht për 23-vjeçarin muskuloz, Adama Traoré. Ai është shndërruar në një fenomen në Premier League, të paktën që pas asaj ndeshje të jashtëzakonshme Manchester City-t, ku "ujqërit" fituan 3-2.

Barcelona është një nga skuadra që kërkon të rikthejë në “Camp Nou” ish-lojtarin e saj, por tashmë do të përballët me një konkurrentë të madhe, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për RMC Sport, shoku i tij i skuadrës Ruben Saiss ka zbuluar se për futbollistin 23-vjeçar ka pasur oferta edhe nga skuadra të futbollit amerikan. “Dikur i thash se ai vraponte si një lojtar i futbollit amerikan dhe ai m’u përgjigj se kur luante te Barcelona, disa ekipe të NFL kishin tentuar ta transferojnë”, ka thënë Saiss, lojtar i Wolves. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos