
Mundësia që virusi që shkakton Covid-19 të ketë rrjedhur nga laboratori nuk duhet hequr nga tryeza. Kështu është shprehur një shkencëtar që dikur punonte për qeverinë kineze për BBC News.
Si kreu i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, prof. George Gao luajti një rol kyç në përgjigjen që vendi i bëri pandemisë, si dhe në përpjekjet për të gjurmuar origjinën e virusit.
Megjithatë, qeveria e Kinës e ka hedhur poshtë çdo sugjerim që sëmundja mund ta ketë origjinën nga laboratori i Wuhan-it.
Por, prof. Gao gjatë një interviste në podcastin e BBC Radio 4 tha se gjithnjë duhet të jesh dyshues për çdo gjë.
“Kjo është shkenca. Nuk mund të përjashtosh asgjë.”
Gao, i cili është një virolog dhe imunolog i njohur në të gjithë botën, është tashmë zëvendëspresidenti i Fondacionit Kombëtar të Shkencave Natyrore të Kinës pasi u tërhoq nga CDC vitin e kaluar. (A2 Televizion)