
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për rrezikun e koronavirusit me anë të teknologjisë.
Autoritetet në Nju Jork kanë vendosur një robot në sheshin “Times Square” për të informuar publikun për simptomat dhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Kalimtarë kureshtarë ndalojnë dhe plotësojnë një pyetësor në një tablet dhe madje bashkëbisedojnë me robotin.
“Kjo është diçka shumë e zgjuar”, thotë një turiste nga Londra. “Prombot” është krijuar nga një kompani në Filadelfia, që drejtohet nga grup shtetasish Rusë. Ata theksojnë se kanë zhvilluar një program special që mundëson evidentimin e simptomave të koronavirusit të rrezikshëm. (A2 Televizion)