Një shqiptar arratiset nga spitali i burgut në Greqi

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 11:20 | Kronikë
Një shqiptar arratiset nga spitali i burgut në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar është arratisur nga spitali i burgut, mëngjesin e së hënës, në Rodos të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte duke marrë mjekim, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t'u gjykuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos