Një shqiptar në formacionin e javës së Serie A

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 08:49 | Futboll

Paraqitja e mirë në ndeshjen e fundit, ku shënoi dhe gol i ka bërë ekspertët italianë që ta vendosin në formacionin e javës së Serie A, lojtarin e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi, që ruan ngjyrat e Veronës së Kampionatin Italian të Futbollit bërë një paraqitje mbresëlënëse përballë Sampdorias, ku në minutën e 9 të takimit, falë një krosi perfekt shënoi dhe golin e tij të parë në Serie A.

Kjo është një arritje shumë e madhe për futbollistin shqiptar që rendit kështu në këtë formacion jave përkrah Cristiano Ronaldo, Imobile etj.. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos