
Pas kualifikimit historik në grupet e Champions League, Vllaznia e vajzave luan sot në mbrëmje përballë gjigantëve të Real Madrid.
Edhe pse një kundërshtar i fortë dhe shumë herë më i fortë në letër, kuqeblutë do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka, vajzat shkodrane zhvilluan seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe gati për sfidën.
Nga ana tjetër dhe vajzat nga Madridi mbyllën përgatitjet e sfidës në stadiumin “Loro Borici”. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, trajneri i spanjolleve, Alberto Toril ndërsa vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, tregoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë vetëm për fitore. (A2 Televizion)