Një tjetër vend europian regjistron rekord rastesh me koronavirus

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 16:25 | Bota
Një tjetër vend europian regjistron rekord rastesh me koronavirus

Polonia ka regjistruar një tjetër rekord të infeksioneve ditore me koronavirus të enjten, me 20,156 raste.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Poloni është trefishuar në më pak se një muaj, duke arritur në 319,205 raste totale.

Polonia gjithashtu raportoi një numër rekord të vdekjeve ditore, me 301 humbje jete.

Sipas Ministrisë Polake të Shëndetësisë, numri i viktimave në vend ka arritur në 5,149, më shumë se dyfishi i vdekjeve totale të raportuara nga autoritetet në fillim të tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos