
Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus u raportuan 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,100 mostrave.
Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,754, i viktimave në 2,218 dhe i të shëruarve në 98,787.
Raste aktive aktualisht janë 5,749 ndërsa një ditë më parë Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç. (A2 Televizion)