Tre viktima nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 15:58 | Kosova
Tre viktima nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar tre viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus.

Në bilancin e IKSHPK-së po ashtu bëhet e ditur se 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538 ndërsa i viktimave në 2,213.

Aktualisht në Kosovë janë 6,102 raste aktive me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos