Lufta ndaj pandemisë: COVAX dërgon 38 mijë vaksina të tjera në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 12:58 | Kosova
Lufta ndaj pandemisë: COVAX dërgon 38 mijë vaksina të tjera

Kosova pranoi një kontigjent prej 38 mijë e 400 dozash të vaksinave anti-covid. Ato u dërguan nga COVAX, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për blerjen dhe ndarjen e barabartë të vaksinave.

Për t’i pritur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doli kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësues të OKB-së dhe UNICEF-it.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në sigurimin e sa më shumë vaksinave nëpërmjet sa më shumë kanaleve deri në përmbushjen e synimit që brenda vitit të imunizohet 60% e popullatës”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kurtit.

Aktualisht, Kosova ka nisur vaksinimin e personave mbi 65 vjeç. Interesimi i qytetarëve ka qenë i lartë dhe në afërsi të sallës sportive “1 tetori” janë krijuar radhë të gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos