
Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetase me akuzën e dhunës në familje.
Bëhet fjalë për 45-vjeçaren me inicialet A. Gj., banuese në Kurbin, e cila ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, në fshatin Markatomaj.
E arrestuara e dytë është një 27-vjeçare me iniciale B.P., e cila ka goditur me sende të forta bashkëjetuesin e saj 24-vjeçar, në Tale. (A2 Televizion)