
Donald Trump, Rudy Giuliani dhe 17 të pandehur të tjerë këtë javë pritet që të dorëzohen formalisht në burgun Fulton, të njohur dhe si “Rice Street”. Një strukturë e madhe dhe e dëmtuar që ka fituar një reputacion jo të mirë. Sherifi i kontesë Fulton, thotë se pavarësisht profileve të tyre të larta, Trump dhe të tjerët do të trajtohen si çdo i pandehur tjetër në atë burg.
“Nëse jeni të paditur, ne do t'ju trajtojmë si të tillë. Dhe kështu ne do të marrim gjurmët e gishtërinjve, fotografitë, etj.”
Patrick Labat – Sherif në kontenë Fulton në SHBA
Si do të duket nga brenda kur Trump dhe të tjerët të dorëzohen zyrtarisht?
Sherifi i dalë në pension, Charles Rambo thotë se normalisht, njerëzit që vetëdorëzohen hyjnë dera e përparme e godinës. Pavarësisht kësaj, procedura tjetër është si çdo tjetër.
“Ata do të shoqërohen për në zyrën e marrjes së të dhënave në pjesën e pasme. Nga atje, me siguri do t'u duhet të kenë kravata, lidhëse këpucësh, të gjitha ato gjëra do tu hiqen. Prej aty, do t'u merren shenjat e gishtave dhe shkrepen fotografi burgu.”
Charles Rambo – Sherif i dalë në pension
Donald Trump-it dhe të tjerëve do tu bëhen fotografi si të pandehur, por nuk është e qartë nëse ato imazhe do të dalin në publik.
Njerëz që kanë njohur mbi procesin thanë për CNN se normalisht, atyre që dorëzohen në këtë burg kontrollohen nga zyrtarët dhe në një pikë u bëhet një ekzaminimim mjekësor, si dhe një kontroll njohurish para gjyqësore.
Por nuk është e qartë nëse e njëjta procedurë do të ndiqet për Trumpin dhe të pandehurit e tjerë të profilit të lartë. Për një të pandehur normal, do të duhen orë që të kalojë përmes të gjitha hapave.
“Nuk pres që Trump të kalojë disa orë në këtë burg, pasi sa më gjatë të rrijë, aq më shumë probleme do krijojë. Do të jetë një telash për të gjithë departamentin, ose të paktën për ata që do të jenë në burg kur ish presidenti të jetë aty. Do të jetë një cirk.”
Chris Timmons - Knowles, Gallant, Timmons LLC
Po të mos kishin marrëveshje financiare, Trump dhe të tjerë mund të mbaheshin në paraburgim në atë burg, që do të ishte një përvojë e tmerrshme.
“Burgu në Rice Street nuk është një vend I këndshëm. Është i pisët dhe i frikshëm.”
Chris Timmons - Knowles, Gallant, Timmons LLC
Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë nisi një hetim për burgun Fulton, pas vdekjeve të shumta brenda godinës. Vitin e kaluar, një i burgosur u gjet I vdekur në qelinë e tij. Familja e viktimës tha se në humbjen e të afërmit ndikuan kushtet tepër të këqija dhe mungesa e higjienës. (A2 Televizion)