Zgjedhjet lokale, Arben Pëllumbi shpalos objektivat e Partisë Socialiste

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 20:45 | Politikë
Zgjedhjet lokale, Arben Pëllumbi shpalos objektivat e Partisë

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi foli për zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët që pritet të prezantojë mazhoranca dhe pritshmëritë.

Ai i u shpreh se një pjesë e kandidatëve tashmë janë konfirmuar, ndërsa të tjerë pritet të zyrtarizohen në ditët hë vijim. Pëllumbi u shpreh besimplotë se mazhoranca do të fitojë më shumë se gjysmën e bashkive në 14 maj.

“Ne kemi bërë një proces në të cilin në muajin nëntor të gjithë kryetarët e bashkive kaluan një lloj skaneri. Kryeministri e ka shfrytëzuar paraqitjen që kryebashkiakët duhet të bënin para elektoratit në lidhje me projektbuxhetet e vitit 2023 për të bërë edhe ai një tur. Ne kemi një ide. Strukturat tona janë të qarta se ku do të sjellim të rinj, por kodi na e imponon që emrat do të bëhen publike në varësi të fazave. Emrat do të vijnë nga strukturat tona lokale dhe më pas do të diskutohen nga ku do të dalë dhe lista finale.

Ne hyjmë për të garuar në mënyrë të njëjtë në të 61 bashkitë vendit. Sigurisht që është e vështirë t’i fitosh të gjitha po pate një përballë. Ne edhe pa pasur përballë nuk i morën 61 bashkitë e vendit. Besoj se në të gjitha ato qytete ku puna e kryebashkiakëve tanë dhe investimet e qeverisë shqiptare kanë qenë të tilla që e fitojnë besimin e elektoratit shqiptar, unë jam i bindur se ne do të fitojmë dhe do të kemi më shumë se gjysmën e bashkive të vendit”, tha Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos