“Non grata” të shkojë më thellë, Krasniqi: Gjysma e delegacioneve nuk duhet të kalojnë as në Rinas

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 21:57 | Politikë
“Non grata” të shkojë më thellë, Krasniqi:

Analisti Afrim Krasniqi, gjatë komentit të tij në Absolut 4, vlerësoi angazhimin e SHBA në Ballkan, qoftë me shpalljen e personave të ndryshëm “non grata” apo qoftë me sanksionet ndaj atyre që janë të lidhur me krimin e organizuar.

Sipas Krasniqi, procesi amerikan për personat “non grata” duhet të shkojë më thellë dhe të godasë të gjithë ata që minojnë demokracinë në këtë rajon.

“Edhe unë e shikoj ndërhyrjen amerikane si një lloj rikthimi amerikan në Ballkan. Po të mendoj dhe ambasadorët e rinj dhe platformën e presidentit Biden. Por për momentin e shoh të vetmen alternativë dhe të vetmin projekt që mund të ndryshojë diçka. Për të qenë realist pala amerikane i jep gjithmonë më shumë rëndësi stabilitetit. Dhe nëse ju merrni vetëm listën e delegacioneve që kanë shkuar në javën e fundit në SHBA, gjysma e tyre nuk e lejonin të kalonin as në Rinas pasi ose janë në procese gjyqësore apo ndjekje penale. Do të doja që procesi amerikan për “non grata” të shkojë më thellë dhe të hyjë tek të gjithë ata që minojnë demokracinë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/perplasja-basha-berisha-medlir-mema-te-dy-do-te-humbin-fiton-pd/
https://a2news.com/video/non-grata-te-shkoje-me-thelle-krasniqi-gjysma-e-delegacioneve-nuk-duhet-te-kalojne-as-ne-rinas/
https://a2news.com/video/shano-shqiptaret-nuk-pyesin-per-non-grata-por-kur-ngrijne-llogarite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos