Nuk ka çfarë iu bën një komisariat, 100 persona plaçkisin dyqanin në SHBA

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 20:55 | Bota

Një grabitje e pazakontë është regjistruar gjatë kësaj jave në Kaliforni, ku më shumë se 100 persona hynë në një dyqan duke rrëmbyer prej aty gjithçka që gjetën.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen, e cila ishte e pamundur të parandalohej nga shitësit në dyqan, të cilët u gjetën të papërgatitur nga moria e hajdutëve që hyri ndërsa ata po mbyllnin turnin.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërkohë që tregon se grabitësit më herët kishin bllokuar rrugën me makinat e tyre për të mos lejuar askënd që t’i ndalonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos