
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, u shpreh në “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, se foltorja nuk ekziston më.
“Nuk ka foltore në PD. Foltorja e mbaroi punën e saj, doli degë më degë e qytet më qytet, duke bërë punën e vet. Që nga ai moment, PD-ja nisi riorganizimin pas foltores”, tha Baçi.
“Ne nuk jemi deputetë të foltores, por të Partisë Demokratike”, shtoi Luan Baçi. (A2 Televizion)