Nuk kishte shënuar asnjë gol në transfertë që nga 2010, Andorra tund rrjetën dy herë ndaj Shqipërisë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 10:58 | Futboll
Nuk kishte shënuar asnjë gol në transfertë që nga 2010,

Shqipëria barazoi 2-2 përballë modestëve të Andorrës në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatorët e Euro 2020.

Ky rezultat zhgënjyes bëhet edhe më i rëndë kur “gërrmon” nëpër statistika dhe vë re se Andorra nuk kishte shënuar asnjë gol në ndeshjet zyrtare në transfertë që nga shtatori i vitit 2010.

Që nga ajo datë, Andorra ka luajtur 26 ndeshje jashtë fushës pa shënuar asnjë gol, por në “Elbasan Arena” arriti të shënonte dy herë brenda 30 minutave.

Shqipëria kaloi e para në avantazh në minutën e 6 të takimit me një goditje me kokë nga shkodrani Bekim Balaj. Ky avantazh zgjati vetëm për 11 minuta, pasi miqtë nga Andorra e barazuan rezultatin në të 17-n me Martinez. Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës është mbyllur në barazim 1-1.

Një mosmarrëveshje në mbrojtje ka bërë që ekipi i Andorrës të kalojë në avantazh përballë Shqipërisë vetëm pak minuta pasi arbitri kishte nisur pjesën e dytë të ndeshjes. Shqipëria hidhet e gjitha në sulm pasi nuk mund ta pranojë një rezultat të tillë përballë Andorrës në fushën e saj. Ndërrimet e teknikut Reja shtuan forcat në sulm dhe në minutën e 56 të takimit vjen dhe goli i barazimit me Rey Manaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos