Nuk lejohet qarkullimi pas orës 20:00. Trafik në Tiranë, Durrësi "bindet"

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 20:22 | Aktualitet
Nuk lejohet qarkullimi pas orës 20:00. Trafik në Tiranë,

Gazetari i A2, Armend Pire, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi se Tirana vijon të ketë gjallëri edhe pas orës 20:00, që nga dita e sotme është orari i ri kur nuk lejohet qarkullimi, sipas masave të reja shtrënguese antikoronavirus.

Qarkullim i madh makinash dhe grumbullime të qytetarëve nëpër stacionet e autobusëve, ndërsa vetëm subjektet tregtare kanë mbyllur gjithçka në orarin e caktuar.

Ndërkohë, ora 20:00 i ka gjetur të boshatisura rrugët dhe çdo ambient publik në qytetin e Durrësit. Vetëm mjete të policisë dhe shërbimeve kritike, janë ato që konstatohen në qarkullim, ndërsa qytetarët duken të "bindur" në zbatimin e masave të reja kufizuese që kanë hyrë në fuqi mbrëmjen e sotme (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/11/masat-nuk-mjaftojne-alimehmeti-te-mbyllen-baret-dhe-transporti-publik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos