“Prangosja e gjykatëses famëkeqe”, Rama: Lajm i shumëpritur për të gjithë ne

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 14:24 | Aktualitet
“Prangosja e gjykatëses famëkeqe”, Rama: Lajm i

Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarë të gjykatës së Krujës janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK.

Rama shkruan se, “prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”.

“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot vetingun, duhet të ndalohet”, mbyllet reagimi i kryeministrit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/11/spak-mesyn-ne-gjykaten-e-krujes-arrestohet-gjyqtarja-enkeleida-hoxha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos