Pasojat e reshjeve, rrëshqitja e shkëmbit rrezikon familjet në Mamël

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 12:57 | Aktualitet
Pasojat e reshjeve, rrëshqitja e shkëmbit rrezikon familjet në

Ndërsa në zonën e Shkodrës reshjet kanë shkaktuar përmbytje, në Mamël të Elbasanit, ato kanë shkaktuar rrëshqitje të shkëmbinjve dhe dherave, duke rrezikuar banesat dhe vetë jetët e banorëve të kësaj zone.

Një prej familjeve të rrezikuara është ajo e Eduart Tocit, banesa e të cilit është vlerësuar si e pabanueshme, për shkak se ndodhet shumë pranë zonës së rrëshqitjes.

Në këto kushte, ato janë detyruar të jetojnë prej më shumë se dy javësh në çadër, e cila u është sjellë nga bashkia e Elbasanit.

Përveç rrezikut të banesave, rrëshqitjet kanë bllokuar edhe rrugën e fshatit, duke i detyruar banorët që t’i shoqërojnë fëmijët për në shkollë nëpër ara dhe terrene të thepisura.

Ndërkohë, nga bashkia e Elbasanit, situata është e njohur dhe pritet që pas ndërprerjes së reshjeve të ndërhyje ushtria për të pastruar zonën e rrëshqitjes. Ndërsa për zgjidhje afatgjatë po mendohet ndoshta edhe zhvendosja e familjeve, që rrezikohen më shumë nga rrëshqitjet apo shkëputjet e shkëmbinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos