Nuk luajti me Interin në Champions nga tamponi, por Hakimi nuk ishte pozitiv

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 09:00 | Futboll

Achraf Hakimi është blerja më e bujshme e merkatos së Interit. Marokeni ish-Real Madrid dhe Borussia Dortmund cilësohet si një nga lojtarët e krahut më të fortë në botë.

Futbollisti nuk u paraqit në ndeshjen e Champions League kundër gjermanëve të Borussia Monchengladbach sepse pak orë para se të hynte në fushë u diagnostikua si “lehtësisht pozitiv” nga Covid-19.

Achraf Hakimi cilësohet si një nga lojtarët e krahut më të fortë në botë

Por dje ekipi zikaltër vijoi në kryerjen e tamponëve për talentin 21-vjeçar, që këtë radhë rezultoi dy herë negativ. Një lajm i mirë për Interin në përballjet e ardhshme në kampionat, por edhe një shije e hidhur, nga momenti që Hakimi padyshim do të ndihmonte ekipin e tij të shkonte përtej barazimit 2-2 në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos