Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 07:40 | Ballkani
Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohet dorëheqja e

Mijëra njerëz janë grumbulluar mbrëmjen e kaluar në Beograd, për të marrë pjesë në protestën e shtatë radhazi “Serbia kundër dhunës”.

Përveç kërkesave të tyre të mëparshme, pjesëmarrësit në këtë tubim të madh kërkuan dhe dorëheqjen e presidentit Aleksander Vuçiç dhe paralajmëruan një përshkallëzim të protestave.

Manifestime të mëdha u mbajtën gjithashtu edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Protestat në Serbi nisën pas dy ngjarjeve makabre që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit për shkak të gjuhës së dhunës së përdorur nga qeveria dhe promovimin e saj kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, si dhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.

Ndërkaq, me kërkesën e 61 deputetëve në Parlamentin e Serbisë ka nisur diskutimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllava Gashiç. Në seancën e mbajtur më 15 qershor mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se absolutisht nuk do të propozojë shkarkimin e ministrit i cili sipas saj po punon me seriozitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos