Kupa e Shqipërisë, Flamurtari sfidon Vllazninë për biletën në gjysmëfinale

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 16:50 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, Flamurtari sfidon Vllazninë për

Kupa e Shqipërisë kthen edhe një duel ndërmjet dy emrave historikë. Flamurtari, skuadra e lavdishme që tashmë militon në nivelin e tretë të futbollit në vend, sfidon Vllazninë.

Edhe pse arritja në çerekfinale mund të cilësohet një arritje më vete, vlonjatët synojnë të vazhdojnë edhe më lart dhe do të luftojnë për një biletë në gjysmëfinalet e Kupës.

Takimi tjetër i kësaj të mërkure është Egnatia-Laçi, ndërsa të enjten Skënderbeu luan me Teutën, teksa Partizanin e pret derbi me Dinamon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos