Merkatoja e dimrit, Kukësi transferon Pëllumbin dhe konsolidon mbrojtjen

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 10:26 | Futboll
Merkatoja e dimrit, Kukësi transferon Pëllumbin dhe konsolidon

Jorgo Pëllumbi mund të quhet lojtari më i ri i Kukësit. Verilindorët kanë arritur një akord paraprak me futbollistin e kombëtares kuqezi, ndërsa zyrtarizimi mbetet çështje orësh.

Jorgo Pëllumbi nuk është një emër i ri për Kategorinë Superiore pasi më parë ai ka qenë pjesë e Skënderbeut për dy sezone për t’u tranferuar më pas në Kategorinë e dytë në Kroaci, te skuadra e Varazhdin.

Mësohet se 21-vjeçari do të vijë në formën e huazimit te skuadra e Diego Longos për shkak edhe të mungesës së hapësirave në klubin kroat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos