Mungon vetëm zyrtarizimi, Eriksen rikthehet në Premier League

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 08:45 | Futboll
Mungon vetëm zyrtarizimi, Eriksen rikthehet në Premier League

Tani mungon vetëm zyrtarizimi. Eriksen duket se e ka lënë pas makthin e Euro 2020 dhe është gati për t’u rikthyer në fushën e blertë si futbollist profesionist.

Sipas mediave të njohura angleze, mesfushori është gati të rinisë karrierën e tij në Premier League, pasi sipas tyre, çdo gjë është mbyllur me skuadrën e Brentford.

Bëhet fjalë për një marrëveshjeje 6-mujore, me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Sikur është shprehur dhe në intervistat e fundit, futbollisti danez do të provojë të luajë gjithçka me shpresën për të përfaqësuar edhe një herë kombëtaren e tij daneze në Botërorin e Katar 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos