Numërohen më shumë se 50% e kutive të votimit, PS kryeson në 9 qarqe, PD në 3

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 16:42 | Politikë

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Pas orës 16:30 janë numëruar më shumë se 750 mijë vota në të gjithë vendin, më shumë se 50% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 370 743 vota – 48,77%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 297 289 vota – 39,1%

Lëvizja Socialiste për Integrim 52 878 vota – 6,96%

Partia Socialdemokrate 16 482 vota – 2,17%

Nisma Thurje  4729 vota – 0,62%

Lëvizja për Ndryshim 3931 vota – 0,52%

Bindja Demokratike 3868 vota – 0,51%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 2260 vota – 0,3%

Partia Lëvizja e Re 1928 vota – 0,25%

Partia Aleanca Demokracia e Re 1814 vota – 0,24%

Partia Balli Kombëtar 895 vota – 0,12%

Aleanca Bashkimi Popullor 723 vota – 0,1% (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos