Veliaj shpall fitoren e PS në Dajt

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 15:18 | Politikë
Veliaj shpall fitoren e PS në Dajt

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, shpalli fitoren e Partisë Socialiste në zonën e Dajtit.

Veliaj theksoi se PS fiton në këtë zonë me 52% të votave, Veliaj theksoi se kanë parë një vërshim të jashtëzakonshëm të votës.

“Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për entuziazmin, dhe për punën e palodhur. Faleminderit komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve. Ju them me një kënaqësi shumë të madhe që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Dajtit me një super fitore, 52%.

Dajti është rritur jashtë mase, nga ata që e frekuentojnë, nga ata që kanë vendosur të kenë aty shtëpi. Është bërë një sfond i bukur në shpinën e Tiranës, por dhe një sfond që sjell ekonomi. Dajti duke qenë se është një shtëpi e madhe u nda në dy pjesë, një pjesë lagjja 12 te Fresku dhe Dajti tradicional. Vijmë me të dyja me fitore dhe kjo na bën të ndihemi shumë krenar.

Kemi parë një vërshim të jashtëzakonshëm të votës. Kam një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët tanë që kanë punuar me rininë. Të gjithë zonjat dhe zonjushat e forumit të gruas, është forum shembullor. Ka vend për emancipim. Shumë faleminderit të gjithëve”, u shpreh Veliaj, i cili nuk harroi të përsërisë thirrjen për përshpejtim të numërimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos