Tabaku nga shkolla "Hoxha Tahsin": Kemi thyer një bastion të majtë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 15:41 | Politikë
Tabaku nga shkolla "Hoxha Tahsin": Kemi thyer një bastion të

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur nga dega numër 2 në kryeqytet, ku thekson se numërimi i votave vijon pa ndërprerje.

Sipas Tabakut, PD-ja ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017, dhe thekson se kanë thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh, Partia Demokratike bashkë me LSI-në janë pothuajse 400 vota përpara.

“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka pasur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota, krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh.

Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-në janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitojë, Tirana të fitojë”, u shpreh Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos