Nxënësit e dobët, mësues në shkolla, pedagogët: Arsimi në krizë, duhen politika financiare për këtë profesion

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:17 | Sociale
Nxënësit e dobët, mësues në shkolla, pedagogët:

Dikur nxënësit më të dobët të klasës, sot mund të jenë mësuesit e fëmijëve tuaj. E çuditshme, por është e vërtetë. Prej vitesh mësuesia në Shqipëri është në krizë. Pedagogët e fakulteteve të mësuesisë tregojnë se shkollat e larta po nxjerrin mësues të dobët, pasi auditorët janë mbushur më studentë jocilësorë. Përjashtim nuk bën as dega e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji. Vetëm 20% e studentëve në këtë profil kanë interes për degën e zgjedhur. Gjatë një diskutimi me mësues e pedagogë, në ditën botërore të gjuhës amtare, profesorët e gjuhësisë propozojnë rritjen e notës mesatare për të hyrë në mësuesi si dhe rishikimin e programeve mësimore.

https://a2news.com/2022/02/21/studimi-mbi-cilesine-e-mesimit-nxenesit-dhe-studentet-ne-vend-jane-te-pakenaqur-me-procesin-e-te-nxenit/

Përgjegjësi i departamentit të gjuhësisë Shezai Rrokaj thotë se kriza në degët e mësuesisë vjen nga mungesa e vlerësimit financiar të këtij profesioni.

https://a2news.com/2022/02/21/nxenesit-ne-shqiperi-zhvillojne-150-ore-me-pak-ne-vit-se-femijet-ne-be/

Prej kohësh fakultetet e mësuesisë kanë dhënë alarmin për nivelin e dobët të studentëve që ndjekin këto degë.

Ndërsa vitet e fundit, kriteri i notës mesatare për të hyrë në mësuesi u shoqërua me uljen e pragut të kalueshmërisë në provimet e maturës shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos