I riu që la mjekësinë për informatikën

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 11:38 | Sociale
I riu që la mjekësinë për informatikën

Armando Boni është një nga ata të rinjtë e guximshëm, të cilët për pasionin e tyre janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka. “Ti e di më mirë se ç'do të bësh me jetën tënde”, ishin fjalët e familjes së tij, kur u tha se do të shkëpuste studimet për mjekësi në Turqi, për të ndjekur pasionin e tij. Sot, ai është një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit me kompaninë e tij në Turqi, dhe së fundmi edhe në Brajton të Britanisë së Madhe, ku jeton prej disa vitesh. 

Në vitin 2004, ai shkoi për të studiuar për mjekësi në Turqi, ku edhe pse studioi për 4 vite në degën e mjekësisë, nuk e shihte të ardhmen si doktor.

Ndërkohë që studionte për mjekësi, ai ishte i apasionuar për fushën e informatikës dhe botën e internetit. Nisi të zhvillojë veten në atë fushë dhe shpenzoi me orë të tëra, për të mësuar rreth ndërtimit të faqeve të internetit, zhvillimit të programeve kompjuterike, kodimit etj.

Në vitin 2010, u pranua në Departamentin e Informatikës në një nga universitetet më të mira në Turqi, Universiteti i Hacettepe.

Eksperienca e parë si sipërmarës i një kompanie në fushën e teknologjisë ka qenë në Turqi. Në atë kompani, ka pasur dhe ka akoma sukses të jashtëzakonshem. Vendosi që të vazhdojë jetën dhe punën në Angli, pas një destabiliteti ekonomik dhe socio-politik në 2016, në Turqi. Së bashku me bashkëshorten, që është me nënshtetësi turke, vendosën që të shpërnguleshim në një shtet që do kishte një të ardhme më të sigurt, edhe për fëmijët në të ardhmen.

Britania e Madhe i jepte mundësinë të aplikonte për vizë biznesi/investitori dhe kështu vendosi që të shpërngulej në Angli dhe të krijonte firmën e tij, Boni Technology Ltd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos