Mbërrijnë turistët gjermanë në Vlorë, operatorët kërkojnë afrimin e sezonit turistik

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 16:57 | Sociale
Mbërrijnë turistët gjermanë në Vlorë,

Operatorët turistikë të Vlorës, për t’i paraprirë një sezoni më të mire turistik, i janë drejtuar me disa pika prefektit të qarkut, si kërkesa dhe obligime të institucioneve qendrore dhe vendore për të siguruar një sezon më të mirë nga ai i kaluari.

Operatorët kërkojnë përmirësime si në shërbime, krijimin e mundësive për turistët për të aksesuar zona turistike si gjatë bregdetit, ashtu edhe në terrene malore, por edhe në garantimin e sigurisë së peshuesve, si nga ngjarjet ashtu edhe nga emergjencat e ndryshme që mund të shfaqen.

Ndër pikat kryesore të kërkesave ishte edhe ai i hapjes së sezonit veror që në datën 16 prill, pra rreth një muaj nga hapja zyrtare e sezonit. Dhe si për të vërtetuar këtë kërkesë të operatorëve turistike, turistët gjermanë tashmë janë shfaqur në bregdetin e Vlorës duke shijuar rrezet e diellit, detin dhe mikpritjen shqiptare. Synimi i operatorëve turistikë të Vlorës është që sezoni në këtë zonë të jetë gjithë vjetor dhe jo sezonal siç është aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos